Vendosni fjalën kyçe....

Tetë emigrantë shqiptarë fshihen në motorin e anijes së mallrave që udhëtonte drejt Irlandës


Zbulohen 8 shqiptarë të cilët ishin futur në një anije, për të kaluar ilegalisht për në Irlandë. Maritimebulletin.net shkruan se një anije e madhe mallrash e quajtur EEMS DART, iu desh të ndërpresë udhëtimin e saj nga Rouen në Francë për në Dogheda në Irlandë, duke u kthyer në Cherbourg, pasi ekuipazhi gjeti 8 emigrantë ilegalë shqiptarë të fshehur në dhomën e motorit.

Kjo ndodhi mëngjesin e 28 shtatorit.

Anija mbërriti në Cherbourg pasdite, pasi migrantët iu dorëzuan xhandarmërisë franceze dhe u nxorrën në breg. Anija EEMS DART u largua nga Cherbourg dhe rifilloi udhëtimin e saj për në bregun irlandez menjëherë pas dorëzimit të migrantëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *