Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Një shoqëri e lirë, s’mund t’i lejojë gjigantët e mediave sociale të mbyllin fjalën e lirë


Presidenti amerikan Trump përdori një pjesë të fjalimit të tij para Kombeve të Bashkuara, për të paralajmëruar grumbullimin në rritje të pushtetit nga kompanitë e mëdha të teknologjisë.

Në njërën prej deklaratave më të forta të presidentit për paragjykimet e mediave sociale, Trump argumentoi se censura e mediave sociale është e papajtueshme me një shoqëri të lirë. Ai gjithashtu tërhoqi vëmendjen për trendin në rritje të censurës, ‘anulimin’ dhe futjen në listën e zezë.

“Ne duhet të jemi gjithmonë skeptikë ndaj atyre që duan konformitet dhe kontroll. Edhe në vendet e lira, ne shohim shenja alarmante dhe sfida të reja për lirinë. Një numër i vogël i platformave të mediave sociale po fitojnë fuqi të jashtëzakonshme, mbi atë që ne mund të shohim dhe mbi atë që na lejohet të themi,” tha Trump.

“Një klasë e përhershme politike është haptazi poshtëruese, kundërshtuese dhe mospërfillëse ndaj vullnetit të popullit. Një burokraci e pa fytyrë vepron në fshehtësi dhe dobëson sundimin demokratik. Media dhe institucionet akademike bëjnë sulme të tërthorta mbi historitë, traditat dhe vlerat tona. Në Shtetet e Bashkuara, administrata ime ua ka bërë të qartë kompanive të mediave sociale se ne do të mbështesim të drejtën e fjalës së lirë.” – vijoi Trump fjalën e tij.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se një shoqëri e lirë nuk mund të lejojë që gjigantët e mediave sociale të heshtin fjalën e lirë.

“Një shoqëri e lirë nuk mund të lejojë që gjigantët e mediave sociale të heshtin zërat e njerëzve.” – tha më tej ai.

Deklaratat e Trump e vendosin atë në kundërshtim me liderët politikë globalistë, të cilët duan që platformat e mediave sociale të përfshihen dhe të bëjnë më shumë censurë, ndryshe nga sa thotë presidenti amerikan.

Në një samit të quajtur “Thirrja për veprim për Christchurch” në fillim të këtij viti, udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Britanisë dhe Zelandës së Re kërkuan që platformat e mediave sociale të kapnin “ekstremizmin e dhunshëm”.

Shtëpia e Bardhë e presidentit Trump refuzoi publikisht të nënshkruajë thirrjen për veprim.

Censura dhe diskriminimi në bazë të këndvështrimit politik janë bërë të përhapura në platformat e teknologjisë.

Siç zbuloi “Breitbart News” në fillim të këtij viti, “Facebook” mban një listë të figurave politike dhe komentuesve që i konsideron “agjentë të mundshëm të urrejtjes”.

“YouTube”, që është në pronësi të “Google” ka riorganizuar qëllimisht rezultatet e kërkimit në përgjigje të ankesave ideologjike nga gazetarët e krahut të majtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *