Shtatë persona janë arrestuar pasi u përpoqën të kontrabandonin rreth 5.5 kilogramë ar nga Dubai në Indi, duke e shndërruar metalin e çmuar në pastë, para se ta përpinin brenda stomakut ose ta fshihnin atë nën rrobat e tyre.
Zyrtarët në aeroportin “Devi Ahilyabai Holkar” në Madhya Pradesh të Indisë thanë se shtatë anëtarë të bandës së supozuar të kontrabandës u kapën menjëherë pasi zbritën nga një avion që kishte ardhur nga Dubai.
Kontrabandistët, përfshirë një grua, u shpërndanë me largësi të madhe nga njëri-tjetri për të shmangur zbulimin. Zyrtarët e doganës thanë se ata i kapën disa nga pjesët e arit në rektumet e kontrabandistëve, ndërsa pjesa tjetër ishte e fshehur poshtë të brendshmeve.
Në përpjekjen e tyre për të mashtruar zyrtarët doganorë, të dyshuarit e kthyen arin në një lloj paste dhe e futën në kapsula, kështu që do të ishte më e lehtë të gëlltitej ose të fshihej.
Kontrabandistët kishin flututuarnga Dubai në Indi e sipas autoriteteve do e shisnin arin në tregun e zi. Ngarkesa llogaritet me vlerë 300 mijë dollarë.