Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Po verifikojmë edhe 7 kryebashkiakë të tjerë, nuk ka negociata me PS-në, duam zgjedhje të parakohshme


Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i ftuar në studion e emisionit ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ paralajmëroi se PD-ja disponon informacion për të shkuar të dyshimtë edhe për shtatë raste të tjerë si tre kryebashkiakët që u denoncuan deri tani; Valdrin Pjetri, Agim Kajmaku dhe Mark Babani.

“Ka edhe të tjerë. Nuk ka asnjë armëpushimi. Rastet do të bëhen publike sipas rastit. Janë rreth 10 raste në total. Mund të pasurohen dhe më tej. Vijnë indicie dhe të dhëna, por edhe ne duhet të sigurohemi për vërtetësinë e informacionit. Rastet e tjera? Janë me të njëjtën bazë dhe të dhëna si të tjerat”, tha ai. 

Përsa i përket lajmeve se mund të ketë një tjetër marrëveshje mes palëve, Alibeaj ka mohuar zërat.

“Nuk ka për të pasur negociata underground. Ne kemi kërkuar zgjedhje në një ditë, të përgjithshme dhe lokale”, shtoi ish-deputeti.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *