Vendosni fjalën kyçe....

Alkooli s’lejohet në orarin e punës, shihni se ç’bën gjyqtari i ndeshjes (Video)


Gjyqtari anësor në Çeki, Milan Sefara, është bërë një yll në internet pasi një video e tij teksa arbitronte një ndeshje futbolli u shpërnda në rrjetet sociale.

Në video treohet sesi gjyqtari rrëzohet disa herë në fushë pasi sipas të gjitha gjasave i kishte rrëkëllyer disa dopio para ndeshjes.

Ai ishte pjesë e treshes së gjyqtarëve në një ndeshje mes Beroun dhe Slany, ndërsa tifozët nuk e humbën rastin që të filmojnë gjithçka.

Pamjet gazmore tregojnë se gjyqtari po pengohet kur përpiqet të ecë përgjatë vijës.

Videoja kulmon me Sefara duke u përplasur në fushë ndërsa u përpoq të ndiqte kundërsulmin e një prej skuadrave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *