Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 22 drejtues mjetesh e pezullohen 94 leje drejtimi, aksion i Policisë Rrugore në mbarë vendin


Policia Rrugore ka arrestuar 22 shoferë në mbarë vendin, ka pezulluar 94 leje drejtimi dhe ka vendosur 4671 gjoba ndaj drejtuesve të mjeteve për shkelje të ndryshme.

Në njoftimin  e policisë, thuhet se në aksion janë përfshirë 951 punonjës të Policisë Rrugore ndërsa ndër të ndaluarit 14 kanë qenë në gjendje të dehur ndërsa 8 të tjerë pa leje drejtimi.

Më tej theksohet se janë pezulluar 94 leje drejtimi. 34 për drejtim mjetin nën efektin e alkoolit, 31 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 29 për shkelje të ndryshme.

Sipas policisë, 197 drejtues mjetesh janë gjobitur pasi qarkullonin pa vendosur rripin e sigurimit, 131 pa vendosur kaskën mbrojtëse.

Gjithashtu janë vendosur gjoba për 658 drejtues mjetesh për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit dhe 770 drejtues për parakalime dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Gjithashtu, janë vendosur 1 468 masa për parkime të gabuara, 47 për mungesë siguracioni, 87 për xhama të zi dhe 1 105 masa për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *