Vendosni fjalën kyçe....

Dy emigrantët shqiptarë prekin italianët, restaurojnë falas kishën e rrënuar (FOTO)


Ata nuk janë të krishterë, por kur panë kishën e San Rokos në kushte të mjerueshme ata e dinin se s’mund të hiqeshin sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Dy emigrantët shqiptarë Luan Hallulli dhe Arbert Muça, kanë tërhequr vëmendjen e mediave italiane, pasi kanë dalë vullnetarë që të restaurojnë një kishë në Pratola Peligna në Itali dhe këtë me shpenzimet e tyre.

Që nga e premtja në mëngjes Hallulli dhe Muça shkojnë në punë për të ristrukturuar pjesën e brendshme të kishës së San Roço pa përfituar asgjë.

“Ne do të kujdesemi për të. Zoti është një dhe ai do të jetë i lumtur të shohë shtëpinë e tij më të bukur dhe mikpritëse”, janë shprehur dy emigrantët shqiptarë.

Prej disa kohësh, muret e vendit të shenjtë janë dëmtuar nga lagështia: suvaja bie vazhdimisht në dysheme dhe besimtarët janë të detyruar të luten midis pluhurit dhe rrënojave.

Një ditë, Hallulli dhe Muça ndërsa punonin në një shtëpi në zonë, përfituan nga pushimi i drekës dhe hynë në kishë. Ata u habitën me gjendjen e vendit të shenjtë.

“Ishte shkatërruar gjithçka. Kishte plot vrima në mure dhe rrënoja në çdo cep. Unë i thashë Albertit: ‘Ne do bëjmë diçka’. Dhe shkuam për të blerë produktet”, tregon Luan Hallulli.

Asnjë nga dy shqiptarët nuk e ka fshehur se ata janë të besimit mysliman. Ata thonë se “megjithatë ne jemi fëmijë të zotit nuk ka asgjë për të qenë katolik, ortodoks apo mysliman, ne besojmë vetëm në një zot dhe ai është ai që na drejton në atë që bëjmë “.

Kujdestarja e kishës së San Roço, Liliana Cavalieri ishte shumë e impresionuar nga gjesti i dy shqiptarëve dhe thotë se askush tjetër nuk e ka bërë më parë një gjë të tillë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *