Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar sot kërkesën e Arbër Çekajt për gjykim të shkurtuar. 3 të dyshuarit kryesorë për 613 kilogramëve me kokainë në portin e Durrësit, Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku dolën sot para gjykatës për të kërkuar gjykim të shkurtuar.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Trafikimi i narkotikeve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struktuar kriminal”, pas sekuestrimit të 613 kg kokainë në shkurt të 2018-ës.
Pasi u tërhoq për të marrë vendimin, trupa gjykuese pranoi kërkesën e Çekajt dhe e dy të pandehurve të tjerë.
Seanca e sotme është shoqëruar me debate, ku avokatët mbrojtjës të të dyshuarve pretendojnë se Prokuroria nuk ka prova që të vërtetojë 3 veprat penale të ngritura.
Në datën 15 tetor, pritet që të lexohen konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë. Kujtojmë se Arbër Çekaj u esktradua në Shqipëri nga Gjermania ku ishte arrestuar, disa ditë më parë.