Vendosni fjalën kyçe....

Hyjnë sot në qarkullim kartmonedhat e reja 200 dhe 5000 lekëshe


Sot dalin në qarkullim seria e re e kartëmonedhave 200 dhe 5000 Lekëshe, ndërkohë që edhe monedhat e vjetra do të vijojnë të mbeten në qarkullim për t’u tërhequr nga Banka e Shqipërisë gradualisht kur janë të dëmtuara dhe të papërdorshme.

Kartëmonedhat kanë një prerje të ndryshme, por figurat historike të vendosura në to janë të njëjtat.

Por kartmonedhat 200 dhe 5000 lekëshe nuk janë të vetmet që do ndryshojnë. Seria e re e kartëmonedhave shqiptare përbëhet nga 6 prerje: 200 Lekë, 500 Lekë, 1000 Lekë, 2000 Lekë, 5000 Lekë dhe 10000 Lekë. Por hedhja në qarkullim e kësaj serie është planifikuar të bëhet gradualisht.

Kartëmonedhat 200 Lekë dhe 5000 Lekë do të duke filluar nga data 30 shtator 2019; kartëmonedhat 10000 Lekë dhe 1000 Lekë do të hidhen në qarkullim duke filluar nga viti 2020; kartëmonedha 2000 Lekë do të hidhet në qarkullim duke filluar nga viti 2021; kartëmonedha 500 Lekë do të hidhet në qarkullim duke filluar nga viti 2022.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *