Ish-prezantuesi i “Top Gear”, Jeremy Clarkson e ka quajtur aktivisten 16-vjeçare Greta Thunberg një “llasticë” pas fjalimit të saj në Kombet e Bashkuara se i kishin prishur fëmijërinë e saj me ndryshimin e klimës.
Në një shkrim të tij për The Sun, Clarkson shprehet: “Si guxon ti të lundrosh në Amerikë me një jaht me fibër karboni që nuk e ke ndërtuar vetë, dhe që ka kushtuar 15 milionë paund, para të cilat ti nuk i ke fituar. Ai ka dhe një motor rezervë që punon me karburant por ti s’e ke përmendur. Si guxon ti që të lundrosh drejt Amerikës me një jaht që s’e ke ndërtuar vetë Ne u vumë në duar celularë, laptopë e internet. Ne krijuam mediat sociale që ju i përdorni çdo ditë dhe në drejtojmë bankat që paguajnë për të gjitha këto. Kështu që si guxon ti të na japësh leksione moj mistrece e llastuar.”
Duke pranuar se kriza klimatike globale ekziston dhe mund të çojë në një krizë të refugjatëve, prezantuesi i kërkoi Gretës të ‘kthehej në shkollë’.
Ai i tha aksivistes së re se do të jetë shkenca ajo që do ta zgjidhë problemin ‘duke mos bërë zhurmë dhe bërtitur me ulërima çdo pesë minuta”.
Ai përfundoi: “Pra, bëhu një vajzë e mirë, mbylle gojën dhe lëri ata të merren me këtë”.
Kujtojmë se Greta Thunberg ka lidhje të forta me miliarderin George Soros, i cili në axhendën e tij ka ndryshimet klimatike dhe për të cilën ka shpenzuar miliona dollarë.