Vendosni fjalën kyçe....

Lajm i mirë për fansat e Spider-Man, pajtohen “Sony” dhe “Dizney”, së shpejti nis puna për filmin e ri


Pas shkëputjes së shkurtër, Sony Pictures dhe Marvel kanë arritur në një marrëveshje për t’u rikthyer sëbashku në një tjetër bashkëpunim, për Spider-Man.

Të Premten, të dyja kompanitë njoftuan se Marvel Studios dhe presidenti i saj, Kevin Feige, do të prodhojnë filmin e tretë për “Spider-Man: Homecoming”.

Aktori Tom Holland do të shfaqet edhe një herë tjetër si hero titullar, shkruan Variety. Gjatë verës, dolën lajmet se Disney, kompania mëmë e Marvel dhe Sony nuk kishin arritur dot në një marrëveshje të re financimi.

Marrëveshja e re u nënshkrua vonë të enjten mbrëma. Në negociata u përfshinë lojtarët më të mirë nga të dyja studiot, duke përfshirë shefin e Sony Pictures Tom Rothman, Feige dhe drejtuesit e Walt Disney Studios Alan Horn dhe Alan Bergman.

Si pjesë e marrëveshjes, Spider-Man do të shfaqet edhe në një film tjetër të ardhshëm të Marvel Studios. Ky lajm i ka gëzuar fansat e filmave të Marvel, të cilët nuk mund të mos i shprehnin ndjesitë e tyre në rrjetet sociale.

Vetë Holland ka reaguar për lajmin, duke publikuar një klip të shkurtër të Leonardo Di Caprios, i cili thotë: “Unë s’po iki. Shfaqja vazhdon”.

 

View this post on Instagram

 

😏

A post shared by Tom Holland (@tomholland2013) on


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *