Vendosni fjalën kyçe....

“Lejoi pesticide të dëmshme”, Prokuroria thërret ish-ministrin Niko Peleshi


Pas nënkryetarit të bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, është thirrur sot në Prokurori edhe ish-ministri i Bujqësisë Niko Peleshi.

Ky i fundit akuzohet se ka lejuar të futen në vend pesticide të dëmshme.  Ish-ministri pritet që të paraqitet në prokuroi në orën 12:00.

Hetimet për Peleshin nisën pas publikimeve në televizionin “Top Channel”, se ai kishte dhënë urdhër për të hedhur në treg 4600 litra helm me emrin “Silikon Mix”.

Përmes një shkrese që kryeprokurorja Arta Marku i ka dërguar Prokurorisë së Tiranës, thuhet se ndaj Peleshit ka dyshime se ka lëshuar urdhrin për zhbllokimin e këtij insekticidi, i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve.

Sipas ekspertëve të televizionit, Silikon Mix deformon ADN-në e njeriut dhe përdorimi sjell efekte të tjera anësore. Por sipas një tjetër eksperti të intervistuar po nga ky televizion, Shpend Shahini, nuk kemi të bëjmë me një pesticid të dëmshëm.

Shpend Shahini, i cili është përgjegjës në Departamentin e Mbrojtjes së Bimëve në Institutin Bujqësor të Kamzës, shprehej se “Silikon Mix” është fjala e fundit e teknologjisë që përdoret në vendet e Bashkimit Evropian dhe shërben si veprues natyral e jo si pesticid sintetik për ngordhjen e insekteve.

Sipas profesorit, jo vetëm që “Silicon Mix” nuk është i dëmshëm, por është edhe natyral. Mirëpo intervista nuk u transmetua kurrë nga ky televizion dhe ishte portali “Newsbomb.al” i cili arriti ta siguronte dhe publikonte. Portali ngrinte dyshime nëse sulmi i televizionit “Top Channel” ndaj Peleshit është i qëllimtë, në të kundërt pse duhej ta kishte fshehur këtë intervistë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *