Vendosni fjalën kyçe....

Luiza Gega thyen rekordin kombëtar në Botërorin e Atletikës, renditet e 9-ta mes pretendenteve


Atletja shqiptare Luiza Gega ka dhuruar një performancë të shkëlqyer në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Doha të Katarit, duke arritur një rezultat fantastik në garën e 3000 metrave me pengesa.

Dibrania, që ishte kualifikuar për herë të parë në historinë e atletikës shqiptare në finalet e një botërori, garonte krah pretendentëve të fortë nga kontinenti afrikan e sidomos kenianes Betaris Çepkoeç.

Çepkoeç natyrisht që triumoi dhe mori medaljen e artë me kohë 8’57”.84 ndërsa atletja jonë arriti në vendin e nëntë me kohën 9’19”.23, duke përmirësuar me gati 3 sekonda rekordin kombëtar në këtë disiplinë.

Gara e Luiza Gegës njëkohësisht duhet të shërbejë si shkundje për institucionet shtetërore dhe sportive, pasi atletët e tjerë i kryejnë përgatitjet e tyre në kushte optimale, ndërsa sportitët elitarë shqiptarë nuk marrin as shpërblimet e premtuara!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *