Matematika ndihmon në zbulimin e sekreteve të viruseve si herpes dhe Zika.
”Falë gjeometrisë, u bë e mundur identifikimi i modeleve të reja strukturore ku organizohen proteinat e viruseve për të formuar si në një enigmë biologjike veshjet e tyre të jashtme”, sipas studimit të botuar në revistën ”Nature Communications”.
Qëllimi i këtij studimi është identifikimi i armëve të reja kundër viruseve për të minuar strukturën e tyre.
“Ne kemi zbuluar gjashtë mënyra të reja me të cilat proteinat mund të organizohen për të formuar një strukturë 20-faqëshe’’, shpjegon një nga autorët e studimit.
Në të vërtetë, ata e përqendruan në ”guaskën e jashtme” që mbron materialin gjenetik të viruseve, të ashtuquajturën kapsid, e formuar nga kopje të shumta të së njëjtës proteinë.
Ata më pas zbatuan rregullat e gjeometrisë në këtë strukturë për të provuar se si ndryshon duke lejuar që virusi të evoluojë dhe të zhvillojë strategji të reja infektive.
Kështu, ata zbuluan se shumë viruse deri më tani ishin klasifikuar në mënyrë të gabuar.