Më shumë se 100 njerëz kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur në shtetet indiane të Uttar Pradesh dhe Bihar.
“BBC” shkruan se trafiku hekurudhor, lëvizja e automjeteve, shërbimet e kujdesit shëndetësor, shkollat dhe furnizimi me energji elektrike janë ndërprerë në të dyja shtetet.
Një raport i qeverisë së Uttar Pradesh thotë se që nga e enjtja kanë vdekur 93 njerëz. Ndërsa numri i të vdekurve në Bihar është 29, sipas autoritetit shtetëror të menaxhimit të katastrofave, duke e çuar kështu në total numrin e viktimave në 122.
The video is of a poor Rickshawalla from Patna. You may cry by understanding his pain and cries.
Bihar is drowned & India is busy with #IndiasPrideModi #TheBigBillionDays
How can we celebrate if poor people in our own country are crying? #BiharRains
Do we have a heart? pic.twitter.com/UafaMNViJZ
— RITURAJ SINGH (@ThinknThought) September 28, 2019
Për të lëvizur njerëzit lundrojnë me varka nëpër rrugët kryesore – të cilat janë të mbushura me automjete të braktisura dhe pjesërisht të zhytura.
Qeveria e shtetit ka kërkuar ndihmë nga Forcat Ajrore Indiane që të pompojnë ujin me helikopterë dhe makineri.