Vendosni fjalën kyçe....

Modeli “shokon” në sfilatë, i veshur me çizme grash parakalon çuditshëm (Video)


Një parakalim mode i një modeli ka shkaktur një stuhi të vërtetë në internet, me personat që e krahasojnë me gjithçka, nga një nga një adoleshent i zhveshur deri tek një person i dehur që pengohet rreth orës 7 të mëngjesit pasi ka pirë gjithë natën.

Modelit gjerman Leon Dame iu dha nderi që të mbyllte shfaqjen “Maison Margiela Pranvera 2020” në “Paris Fashion Week”, një sfilatë që bashkon figurat më të rëndësishme në modë për sa i përket stilimit.

I veshur me pantallona të bardha, një xhaketë lëkure dhe çizme me takë, 20-vjeçari u fut duke sfiluar me vrull dhe e ecura e tij shkaktoi jo pak reagime në rrjetet sociale.

Personat e ndryshëm nuk ngurruan ta krahasojnë atë madje edhe me një gjirafë të mërzitur që largohet nga tufa e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *