Opozita ruse ka protestuar masivisht sërish gjatë ditës së djeshme në Moskë. Në tubim pjesëmarrësit bënë thirrje për lirimin e njerëzve që janë burgosur për pjesëmarrje në protestat paqësore kundër qeverisë që nga korriku.
Raportohet se 20,000 protestues u mblodhën në qendër të Moskës ditën e djeshme për të bërë thirrje për lirimin e protestuesve dhe të burgosurve politikë që po mbahen në burg që nga viti 2003. Njëri prej organizatorëve kryesorë, kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny mbajti fjalim para protestuesve.
‘Ne do t’i detyrojmë ata që t’i lirojnë të burgosurit politikë nëse mbledhim një numër të madh protestuesish. Secili prej nesh ka një armë të fortë në xhep, telefonin celular. Postoni çdo ditë në Instagram dhe në Twitter. Çdo dialog me çdo zyrtar duhet fillojë me fjalën ‘lironi (të burgosurit politikë)’, tha gjatë fjalimit të tij Navalny.
Më shumë se 2,000 protestues janë burgosur në muajt e fundit për pjesëmarrje në protesta të pa autorizuara. Disa njerëz janë dënuar deri në katër vjet burg, dhe të tjerët po ndiqen penalisht për krime si dhuna ndaj policisë.
Organizatorët e protestës thonë se tubimet kanë pasur rezultate pasi partia pro-Kremlinit humbi një të tretën e vendeve të saj në asamblenë e qytetit të Moskës gjatë zgjedhjeve lokale në këtë qytet edhe pse arriti ta ruante shumicën.