Vendosni fjalën kyçe....

Protestojnë kundër zjarrfikësve që u vonuan, policia greke përdor gazlotsjellës kundër migrantëve (FOTO)


Të paktën një person ka humbur jetën pas shpërthimit të një zjarri në një kamp të mbipopulluar refugjatësh në ishullin Grek të Lesbos.

BBC” shkruan se u gjet trupi i djegur i një gruaje në kampin Moria. Por raporte të pakonfirmuara ende, thonë se kishte edhe një viktimë tjetër, një fëmijë.

Migrantët rebelues protestuan kundër zjarrfikësve, duke i akuzuar se iu përgjigjën me shumë vonesë zjarrit. Por policia përdori gazlotsjellës kundër tyre.

Kampi strehon rreth 12,000 njerëz në tenda dhe në kontejnerë transporti. Por ka kapacitet zyrtar vetëm për 3,000.

Në vitin 2018, agjensia e refugjatëve në OKB i kërkoi Greqisë të zhvendoste azilkërkuesit nga Lesbos, një program i BBC-së ekspozoi kushtet e tmerrshme atje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *