Vendosni fjalën kyçe....

Qeni Pitbull ngordh pasi shpëton fëmijët nga gjarpri vdekjeprurës


Një qen pitbull ka ngordhur pasi shpëtoi fëmijët e familjes së tij nga një gjarpër helmues. Ngjarja ka ndodhur  në Florida më 23 shtator, kur fëmijët kishin dalë të luanin jashtë shtëpisë së tyre në Sumter County, Florida.

Fëmija 10-vjeç Oriley Richardson, po luante në oborr kur qeni 9-muajsh u hodh papritmas drejt tij. Kështu tregoi nëna e tij Gina Richardson për CNN të dielën.

Oriley vuri re qenushin duke sulmuar diçka në tokë, por mendoi se ishte një litar. Në fakt ishte një gjarpër koral. Dhe pitbulli i quajtur Zeus, po bënte çmos për ta mbajtur larg Oriley.

Fëmija tjetër 11-vjeçar, Orion, doli në oborr për të ndryshuar ujin e Zeusit. Ai vuri re se qeni nuk dukej mirë dhe u afrua për ta parë. Ata e kthyen dhe zbuluan gjarprin, i cili e kishte kafshuar Zeusin katër herë.

Familja nxituan për ta dërguar Zeusin në një spital kafshësh aty pranë, por ishte tepër vonë. Zeusi ngordhi ditën tjetër – në të njëjtën ditë kur kishte ditëlindjen Oriley.

“Unë i detyrohem gjithçka këtij qeni dhe tani ai nuk është këtu. Ai shpëtoi djemtë e mi ”, tha nëna e fëmijëve.

Në rrjetet sociale qarkulloi edhe fotoja trishtuese e fëmijëve bashkë me qenin e ngordhur në klinikën veterinare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *