Surpriza në vezë? Kokainë, gati për t’u shitur. Ky është zbulimi i fundit i karabinierëve, që arrestuan një shqiptar 26-vjeçar.
Shqiptari u kap në Garbagnate, në Milano një zonë të njohur nga policia për shitjen e drogave. Zonë kjo që sipas mediave italiane është e drejtuar nga bandat shqiptare.
I riu shqiptar po lëvizte shumë ngadalë me automjetin e tj “Renault Clio” të kuq. Ritmi i ngadaltë i automjetit ka tërhequr dyshime nga patrulla e karabinierëve në Garbagnate të cilët e ndaluan. Shumë shpejt doli se ai ishte i pastrehë në Itali.
Por i papritur ishte zbulimi i vezëve kinder, që në pjesët e tyre plastike mbanin 21 doza kokaine.
Shqiptari kishte edhe 50 euro para të thata me vete.