Prodhuesi i armëve Kallashnikov të Rusisë ka përmbushur kërkesën e përdoruesve të rrjeteve sociale për qëndrueshmërinë e armës së zjarrit, duke treguar pamjet e një testi stresi të pushkës së saj të sulmit, “AK-74M”, duke qëlluar pa ndalesë deri në shkatërrimin e plotë.
Pamjet e videos u postuan në faqen e “YouTube” dhe që atëherë është bërë virale.
Personi që kryen testin, mori armën e prodhuar në vitin 2014 dhe u furnizua me 26 karikatorë me 780 fishekë, ndërsa përdori 857 fishekë para se arma të dalë jashtë përdorimit.
Arma përdoret gjerësisht nga ushtria ruse dhe shumë vende të tjera.