Misteri rrethon vdekjen e truprojës personale dhe personit më të besuar të mbretit të Arabisë Saudite, mes thashethemeve se ai u shkarkua vetëm disa ditë më parë dhe mund të ketë pasur informacion jetik në lidhje me vrasjen brutale të gazetarit, Jamal Khashoggi.
Gjenerali Abdelaziz al-Fagham vdiq të shtunën në mbrëmje në qytetin perëndimor të Jeddah, pas një “mosmarrëveshjeje personale” me një mikun e tij në banesën e këtij të fundit.
Truproja personale e mbretit Salman ishte parë shpesh në anën e tij dhe e kishte shoqëruar atë gjithashtu në një takim të fundit me kryeministrin e Irakut, Adil Abdul-Mahdi.
Por vdekja e tij ka çuar menjëherë në spekulime të politikës, pasi pretendon se ai u pushua së fundmi, siç raportohet nga “The Times”.
Ka edhe thashetheme se truproja mund të ketë pasur informacione në lidhje me vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi, i cili u vra brenda konsullatës saudite në Stamboll tetorin e kaluar.