Ribashkimi i plotë i Tajvanit me Kinën është një prirje e pashmangshme dhe ajo që aspirojnë kinezët, deklaroi presidenti kinez Xi Jinping në Tajvan gjatë darkës gala me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës.
”Asnjë forcë nuk do të jetë në gjendje ta ndalojë këtë”, theksoi ai.
‘’Ne do të ruajmë parimin e një Kine të vetme, me konsensusin e vitit 1992, do të promovojmë paqen, zhvillimin e marrëdhënieve në të gjithë Ngushticën e Tajvanit dhe do të forcojmë shkëmbimet dhe bashkëpunimin e ngushtë ekonomik dhe kulturor për të sjellë përfitime për popujt e të dy palëve”, shtoi Xi Jinping.