Vendosni fjalën kyçe....

“Zero shkelje të Kushtetutës, brenda javës publikojmë qëndrimin” – Presidenti reagon për Opinionin e Venecias


Presidenca pritet të publikojë brenda javës “Raportin për Draftin e Opinionit të Venecias”. Lajmi është dhënë nga zëdhënësi i Kreut të Shtetit, Blushi, në një reagim zyrtar.

Në njoftim, Blushi thekon se kjo bëhet në vijim të transparencës dhe rëndësisë së çështjes dhe se ajo meriton një shterim kushtetues larg cdo ndikimi politik e të dyshimtë.

Në reagim theksohet se presidenti ka bërë zero shkelje të Kushtetutës dhe Konventës Europianë të të Drejtave të Njeriut dhe vendimit të Gjykatës së Strasburgut për të drejtën e zgjedhjes.

“Brenda javës institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar ‘Raportin e tij për Draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias’, gjithmonë në vazhdim të transparencës dhe rëndësisë së çështjes në fjalë, që meriton vetëm shterim kushtetues, ligjor, profesional dhe faktik, larg çdo ndikimi politik dhe të dyshimtë.

Zero shkelje të Kushtetutës! Mbrojtje e shkëlqyer e Kushtetutës! Mbrojtje e shkëlqyer e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut! Mbrojtje e shkëlqyer e vendimit të gjykatës së Strasburgut për të drejtën e zgjedhjes! Mbrojtje e shkëlqyer e detyrimeve ligjore që ka Shqipëria nga marrëveshja e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian!” – thuhet në reagimin e Blushit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *