Dikur biznesmeni më i pasur i Brazilit, Eike Batista, u dënua me tetë vjet dhe shtatë muaj burg për manipulimin e tregut, raportuan mediat lokale.
Sipas gazetës lokale ekonomike të lajmeve ‘Seu Dinheiro’, gjykata vendosi një gjobë prej 82.8 milion realësh (gati 20 milion dollarë) për Batistan.
Batista u shpall fajtor për tregtim të paligjshëm të brendshëm, ndërsa tashmë vuante dënimin 30 vjet arrest në shtëpi për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Muajin e kaluar, ish-shefi i naftës dhe minierave u arrestua për shkak të transaksioneve të dyshimta të parave.