Vendosni fjalën kyçe....

Dënohet me burg amerikani për foton 80 mijë dollarëshe Rama-Obama


Fotoja e famshme e Ramës dhe Obamës që kushtoi 80 mijë dollarë

Dënohet me 4 muaj burg, amerikani i cili mundësoi një pagesë prej 80,000 dollarë nga një burim i huaj në një komitet për mbledhjen e fondeve për Presidentin Barack Obama në vitin 2012.

Argeros ishte implikuar në një skemë për kalimin e 80,000 dollarëve nga i konsideruari si sekseri i kryeministrit Edi Rama, Bilal Shehu, i cili pagoi fondet për Obamën, pas të cilave kryeministri Edi Rama arriti të bënte një foto me presidentin amerikan.

Fotografia në fjalë u shfaq gjerësisht në mediat shqiptare të kontrolluara nga qeveria si pjesë e fushatës zgjedhore të Ramës.

“Washington Times” shkruan se William Argeros e kishte pranuar fajësinë se kishte dhënë kontribute të huaja dhe se kishte gënjyer jurinë në 2016-ën kur mohoi akuzat. Gjykatësja, Madeline Cox Arleo, mori parasysh mungesën e precedentëve paraprak penalë të 61-vjeçarit dhe besimin se kontributi prej 80 mijë dollarësh nuk kishte për qëllim të ndikonte në zgjedhjet amerikane.

Ligji i SHBA-së i ndalon shtetasit e huaj të japin kontribute për kandidatët federalë. 

Avokati John Azzarello, duke përfaqësuar Argeros, tha që klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për kryeministër të Shqipërisë, i cili dëshironte të bënte një foto me Obamën.

William Argeros

Avokati tha se ky kandidat për kryeministër ishte Edi Rama, i cili u zgjodh dhe aktualisht është kryeministri i Shqipërisë. Kur akuzat u bënë publike në vitin 2016, zyra e Ramës mohoi të ishte burimi i këtij kontributi. Argeros vendosi që kontributi prej 80 mijë dollarësh, të bëhej përmes një banori të New Jersey, Bilal Shehu. Shehu u dënua me shërbim prove në vitin 2017.

Zoti Argeros jetonte në Tampa të Floridës, në kohën kur u ngritën akuzat. Ai gjithashtu kaloi shumë vjet në Betlehem të Pennsylvanias, ku puna e tij përfshinte shërbimin në një bord këshillimor burgu dhe mbështetjen e ri integrmit të të burgosurve, tha avokati Azzarello. Disa nga ish-kolegët e tij i shkruan letra gjykatëses Cox Arleo për ta mbështetur atë.

Argeros i tha i përlotur gjykatëses: “Më vjen turp dhe mbaj përgjegjësi të plotë për atë që kam bërë”.

Bilal Shehu nga ana tjetër, ishte një shofer shqiptar limuzine në New Jersey i cili në 2017-ën, deklarua fajtor për 80 mijë dollarët e derdhura në fushatën e Obamës në vitin 2012. Dollarët kishin ardhur në llogarinë e shqiptarit  Bilal Shehu nga një burim i panjohur dhe kjo konsiderohet si financim nga fonde të zeza. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *