Vendosni fjalën kyçe....

Dhuna ndaj Haki Abazit, nisin hetimet për bashkëshortin e ministres Shahini


Prokuroria e Kosovës ka nisur hetimet ndaj kandidatit për deputet të koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj, i cili është njëkohësisht bashkëshorti i ministres së Arsimit në shqipëri, Besa Shahni.

Hetimet kanë nisur edhe për shoqëruesin e tij, Fatos Sahiti. Ata akuzohen se kanë sulmuar kandidatin për deputet nga radhët e VV-së, Haki Abazi.

“Në rastin konkret ka dy të dyshuar. Prokuroria deri tani ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimit të tyre. Rasti është në procedurë e sipër”, ka thënë Kujtim Munishi, ushtrues detyre i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, shkruan Koha.net.

Prokuroria e Shtetit ka thënë për mediat në Kosovë se Molliqaj e Sahiti janë duke u hetuar për sulm dhe më pas do të vendoset nëse do të ketë aktakuzë.

Dy ditë më parë, u publikuan pamjet e sherrit mes Haki Abazit të Vetëvendosjes e Dardan Molliqajt të Partisë Socialdemokrate.

Sherri mes dy kandidatëve për deputet, ka ndodhur pas pjesës së parë të një emisioni televiziv në kanalin T7, gjë që çoi edhe në ndërprerjen e transmetimit.

Pas sherrit, Haki Abazi i Vetëvendosjes akuzoi Molliqajn se e kishte sulmuar e goditur me grushte ndërkohë që ky i fundit i mohoi akuzat ndaj tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *