Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i biznesmenit në Lushnjë, gjendet e djegur makina e autorëve


Gjendet një makinë e djegur në lagjen ‘Saravë’, pranë autostradës në Lushnjë. Ky automjet mendohet se i përket autorëve të vrasjes së Bermir Hidës. Në sendiljen e pasme të makinës tip “Seat” është gjetur një pistoletë dhe dy kallashnikovë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” në Lushnjë.

Biznesmeni 35-vjeçari kishte qenë duke pirë kafen e mëngjesit në një lokal në katin e dytë kur është qëlluar me breshëri automatiku.

Hida i ka shpëtuar një tjetër atentati edhe pak kohë më parë. Automjetit të tij i kishin vënë tritol por fatmirësisht në momentin kur ka ndodhur shpërthimi, nuk ka qenë njeri brenda në makinë.

Automjeti u shkatërrua plotësisht, por u dëmtuan edhe xhamat e banesave përqark vendit ku ndodhi shpërthimi. Policia lokale nisi hetimet lidhur me motivet e shpërthimit, por nuk deklaroi nëse ka ndonjë autor të dyshuar.

Hida ka thënë në polici në atë kohë se nuk ka konflikt me askënd. Policia i lidhi dyshimet e saj me profesionin që ka Hida, si pronari i një pike grumbullimi të makinave.

Ndërkohë Hida, mësohet se është daja i  Zamir Latifit, të riut që u ekzekutua rreth dy vite më parë në qendër të Lushnjës.

Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha u ekzekutuan në qendër të qytetit në 11 tetor të vitit të vitit 2017, ndërsa autorët e dyshuar janë identifikuar si Laert Haxhia dhe Orges Bilbili.

Objektiv i këtij atentati ishte Xhulio Shkurti, që në atë moment nuk ndodhej në vendin e ngjarjes, i njohur ndryshe dhe si nipi i Aldo Bares.  Shkurti besohet se ishte larguar nga tavolina vetëm 10 minuta përpara ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *