Klubi italian i Serisë D, Grosseto, ka shkarkuar trajnerin e të rinjve, Tommaso Casalini, pas një komenti në Facebook që etiketoi eko-aktivisten adoleshente, Greta Thunberg, ‘k*rvë’ dhe shtoi vërejtje të tjera fyese që e shtynë klubin ta largonte.
16-vjeçarja suedeze fitoi vëmendjen globale pas fjalimit të saj në Kombet e Bashkuara, në të cilën ajo akuzoi liderët ndërkombëtarë dhe politikanët se i ‘kishin vjedhur fëmijërinë’.
Trajneri italian Casalini komentoi çështjen duke e quajtur aktivisten suedeze një ‘k*rvë’ në një postim në Facebook.
‘Kjo k*rvë! Një 16-vjeçare mund të marrë një goditje, ajo është në moshën e duhur,’ shkroi ai në Facebook.
Klubi menjëherë reagoi ndaj postimit në media sociale të Casalinit, duke njoftuar shkarkimin e tij.
Casalini më vonë kërkoi ndjesë, duke pranuar se komenti ishte shkruar në një çast zemërimi.
‘Unë doja të kërkoja falje publikisht para të gjithëve, duke filluar me Greta Thunberg, për postimin që shkrova në Facebook javën e kaluar. Ishte një shpërthim i shkruar në një moment zemërimi kundër aktivistes së re suedeze me absolutisht gjuhën dhe përmbajtjen e gabuar për të cilën pendohem,’ tha ai.