Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarja akuzon Boris Johnson për ngacmim seksual: Më kapi prej kofshësh


Duket se telashet për kryeministrin britanik Boris Johnson nuk kanë fund. Gazetarja Charlotte Edwardes, në një kolonë për “The Sunday Times”,  ka deklaruar se kryeministri e ka ngacmuar seksualisht.

Incidenti i supozuar  sipas gazetares ndodhi në vitin 1999, kur Johnson ishte redaktor i “The Specator”. Edwardes pretendon se Johnson e kapi për kofshe nën tavolinë, gjatë një darke private.

Kryeministri britanik i ka mohuar akuzat. Johnson tha që ai priste goditje të tilla nga kritikët e tij sepse po përpiqet të nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar nga BE-ja.

I pyetur nëse po i merrte seriozisht pretendimet, ai i tha BBC: “Unë kam thënë ato që kisha për të thënë. Ato nuk janë të vërteta. Është e qartë se është padyshim shumë e trishtueshme që dikush bën pohime të tilla”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *