Një zyrtar kinez ka disa shpjegime serioze për të bërë, pasi hetuesit gjetën një sasi të madhe ari në bodrumin e shtëpisë së tij.
Zhang Qi, një anëtar i komiteteve të partive krahinore rajonale, raportohej se ishte nën masë dispilinore dhe po hetohej për disa çështje penale kur pas një kontrolli në banesën e tij në qytetin Haikou të provincës Hainan.
Autoritetet gjetën rreth 13.5 tonë ar si dhe miliona juanë në ‘cash’ si dhe dokumenta të shumta pronash të patundshme.
Zyrtarët e dënuar për ‘krime ekonomike’ ose korrupsion mund të përballen me dënimin me vdekje në Kinë.