Vendosni fjalën kyçe....

I vranë nipin me të njëjtin skenar, biznesmeni i ekzekutuar sot në Lushnjë ishte daja i Zamir Latifit


Besmir Hida, biznesmeni i cili u vra mëngjesin e sotëm ndërsa po pinte kafe, i ka shpëtuar një atentati edhe pak kohë më parë. Automjetit të tij i kishin vënë tritol por fatmirësisht në momentin kur ka ndodhur shpërthimi nuk ka qenë njeri brenda në makinë.

Automjeti u shkatërrua plotësisht, por u dëmtuan edhe xhamat e banesave përqark vendit ku ndodhi shpërthimi. Policia lokale nisi hetimet lidhur me motivet e shpërthimit, por nuk deklaroi nëse ka ndonjë autor të dyshuar.

Hida ka thënë në polici në atë kohë se nuk ka konflikt me askënd. Policia i lidhi dyshimet e saj me profesionin që ka Hida, si pronari i një pike grumbullimi të makinave.

Ndërkohë Hida, mësohet se është daja i  Zamir Latifit, të riut që u ekzekutua rreth dy vite më parë në qendër të Lushnjës.

Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha u ekzekutuan në qendër të qytetit në 11 tetor të vitit të vitit 2017, ndërsa autorët e dyshuar janë identifikuar si Laert Haxhia dhe Orges Bilbili.

Objektiv i këtij atentati ishte Xhulio Shkurti, që në atë moment nuk ndodhej në vendin e ngjarjes, i njohur ndryshe dhe si nipi i Aldo Bares.  Shkurti besohet se ishte larguar nga tavolina vetëm 10 minuta përpara ngjarjes./Hashtag.al

Zamir Latifi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *