Sipas shifrave të publikuara nga Eurostat-i, inflacioni në Eurozonë arriti në nivelet e tij më të ulëta të tre viteve të fundit, 0,9 për qind në shtator kundrejt 1,0 për qind në gusht.
Bëhet fjalë për nivelin më të ulët të inflacionit që pas nëntorit të vitit 2016 (0,6 %).
Ky nivel vazhdon të jetë shumë nën objektivin e Bankës Qendrore Europiane, që synon të ruajë një nivel inflacioni pak më të ulët se 2 për qind.
Gjatë mbledhjes së saj të shtatorit, BQE paraqiti planin e madh: ulje të normave dhe rimëkëmbjen e shlyerjeve masive të borxhit, për të ndihmuar ekonominë e Eurozonës, edhe pse duke shkaktuar ndarje në mes të këshillit të drejtuesve mbi mundësinë e këtyre vendimeve.