Makina që u përdor për ekzekutimin e 35-vjeccarit, Besmir Hida në Lushnjë mëngjesin e sotem i ishte grabitur një çifti në autostradën Tiranë-Durrës, pranë ‘Casa Italia’ në kryeqytet, të martën e kaluar.
Mjeti u gjet i djegur në lagjen ‘Sarave’ pranë autostradës pas atentatit.
Sicc raporton gazetarja Klodiana Lala për ‘News24’, mjeti u grabit nga dy persona të armatosur dhe të maskuar të cilët pasi dhunuan çiftin u morën me forcë mjetin tip ‘Fiat’.
Policia po heton lidhur me ngjarjen e rëndë dhe provat e gjetura në makinë janë çuar për ekzaminim në laboratorin shkencor të policisë.