Vendosni fjalën kyçe....

Meta takim me Presidentin e parlamentit të Estonisë, merr garanci për integrimin europian

Presidenti i vendit Ilir Meta me anë të  një postimi në rrjetet sociale shkruan se ka zhvilluar sot një takim me presidentin e parlamentit të Estonisë.

Meta nënvizon se ka diskutuar me z. Polluaas rëndësinë e bashkëpunimit ndër-parlamentar dhe domosdoshmërinë për ta forcuar atë. Po ashtu, Meta vlerëson se ka falënderuar zyrtarin estonez për mbështetjen që i ka bërë proceseve integruese të vendit tonë.

Postimi i Ilir Metës:

Pata kënaqësinë të takohem sot me Presidentin e Parlamentit të Estonisë, z. Henn Polluaas, një personalitet i shquar. Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe domosdoshmërinë për ta forcuar atë. E falenderova për interesin e treguar për Shqipërinë dhe për qëndrimin e palëkundur në mbështetje të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ndamë vlerësimin se dy popuj me histori dhe vlera të ngjashme, kanë një bazë solide për të patur marrëdhënie miqësore e të shkëlqyera

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *