Vendosni fjalën kyçe....

Momente tmerri për klubin gjerman, rrufeja godet avionin


Lojtarët e klubit gjerman të Hertës së Berlinit, nuk mundën ta shijonin fitoren të djelën pasi kanë përjetuar momente tmerri në avion.

Sikurse shkruajnë mediet gjermane, ndërsa klubi ishte duke u kthyer në kryeqytet pas triumfit ndaj Këlnit në ndeshjen e Bundesligës gjermane, avioni i tyre është goditur nga një rrufe.

Për shkak të stuhisë, avioni nisi të shkundej ndërsa dhjetë minuta pas largimit nga Këlni situata u bë edhe më keq.

“Kishte një zhurmë të madhe dhe të bërtitura. U ndez një dritë e madhe dhe të gjithë e panë. Unë u frikësova. Më vjen mirë që u ulëm në mënyrë të sigurt. Kurrë nuk e kam provuar diçka të tillë. Ishte një moment qesharak. Na hyri frika deri në palcë. Fatmirësisht dy pilotët e drejtuan në mënyrë të sigurt avionin drejt Berlinit”, ka treguar një nga drejtuesit e klubit gjerman, Mikael Pritz për “Bild” .


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *