Policia e Durrësit ka arrestuar kreun e Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula.
36-vjeçari u ndalua pasi gjykata dha masën arrest me burg ndaj tij.
Pula akuzohet për shpërdorim detyre ndërsa në kërkim është shpallur ish-drejtori i ALUIZNI-t në këtë qytet, Flamur Gjuzi.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg ” për veprën penale
“Shpërdorimi i detyrës” dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit L.P., 36 vjeç, banues në Tiranë, Drejtor i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.