Vendosni fjalën kyçe....

Plumba e “Molotov” në përplasjet e dhunshme në Hong Kong, plagoset një protestues


Trazira të ashpra dhe përleshje të dhunshme kanë shpërthyer mes demonstruesve dhe policisë të martën nëpër rrugët e Hong Kongut.

Dhjetëra përsona u arrestuan dhe një protestues u lëndua, pasi sipas mediave raportohet se policia gjuajti plumba të vërtetë në një përpjekje për të ndalur protestuesit.

Këta të fundit u vunë zjarrin barrikadave dhe hodhën bomba benzine dhe shishe ndaj policëve, të cilët u përgjigjën me gaz lotësjellës dhe topa uji. Të paktën 96 persona u arrestuan ndërsa shumë kanë mbetur të lënduar.

South China Morning Post (SCMP) gjithashtu raportoi se plumba të vërtetë janë gjuajtur dhe një protestues u plagos si rezultat. Personi në fjalë u shtrua më vonë në spital.

Deri tani, përdorimi i municioneve të vërteta nuk është konfirmuar nga policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *