Ambasada amerikane në Prishtinë ka shpërndarë një komunikatë për mediat duke thënë se nuk ka asnjë preferencë për kandidatët për kryeministër dhe as nuk mbështet asnjë prej partive politike në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
“Qeveria e SHBA-ve nuk parapëlqen dhe nuk mbështetë ndonjë parti politike apo kandidatë në zgjedhjet e kësaj jave. Ne respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuesve të Kosovës që të zgjedhin të ardhmen e tyre”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Zgjedhjet në Kosovë do mbahen pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj i cili u thirr për të dëshmuar nga Gjykata e Hagës.