Të paktën 10 persona mbetën të plagosur si pasojë e shembjes së një ure në Tajvanin lindor. Autoritetet vendase thanë se dyshojnë se 11 persona të tjerë janë zhdukur.
Në momentin e ngjarjes, 5 persona ndodheshin mbi urë, ndërsa 6 të tjerë në varkat e peshkimit poshtë saj.
Dhjetëra forca emergjence janë në luftë me kohën për të gjetur të mbijetuar nga kjo tragjedi. Sipas mediave të huaja, ura e shembur ishte e gjatë 140 metra dhe e gjerë 15 metra. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa personat e plagosur janë dërguar në spital.