Sulm me thikë në qendrën tregtare në Finlandë, vritet një person


Një person është vrarë dhe dhjetë të tjerë të plagosur në një sulm në një qendër tregtare, ku e ka selinë një kolegj në Kuopio, Finlandë.

Një nga personat e plagosur është autori i dyshuar, i cili u arrestua nga oficerët e policisë.

Sipas policisë lokale, ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një kolegji profesional që ndodhet në qendrën tregtare Herman.

Viktima u dërgua në spital ndërsa dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Disa dëshmitarë i thanë mediave se agresori përdori thikën gjatë sulmit.

Herman ka në brendësi të tij Kolegjin Profesional të Savonias Veriore përkohësisht, ndërsa pak kilometra më tej po ndërtohet godina e re e kolegjit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *