Vendosni fjalën kyçe....

Zëdhënësi i Metës: Nuk lanë agjentë të UDB-së pa nxjerrë për të sharë Presidentin


Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës Ilir Meta, ka reaguar pas sulmeve ndaj këtij të fundit lidhur me raportin paraprak të Komisionit të Venecias.

Blushi shkruan se socialistët nuk lanë as agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran për të sharë presidentin.

“Sa mirë që mbrëmë rastësisht të gjitha televizionet dhe debatet e darkës u morën me Komisionin e Venecias.
Nuk lanë as agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran, për të sharë Presidentin dhe “mbrojtur” Kushtetutën.
Jetojmë në kohë magjistarësh!
Ngarkesat nisen nga Amerika Latine me banane, kapet kokainë dhe del oriz.
Të dashur përsheshngrënës, ju bëftë mirë pilafi!”, shkruan Blushi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *