Vendosni fjalën kyçe....

Banka e Shqipërisë i kthen përgjigje PD-së: PPP-të nuk janë të dëmshme, mund të financohen


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko hodhi poshtë pretendimet e liderit të opozitës Lulzim Basha se bankat e nivelit të dytë nuk duhet të japin para për koncesionet e kushtueshme, pasi në të vërtetë u shërbejnë si skemë pastrimi parash të të ardhurave nga trafiqet e paligjshme.

Në daljen e tij para mediave, Sejko shtoi se bankat kanë shtrënguar masat për përballimin e riskut ndërsa për sa i përket pastrimit të parave, kreu i Bankës së Shqipërisë theksoi se banka qendrore dhe bankat e nivelit të dytë kanë ngritur mekanizma për parandalimin e hyrjes së parave të paligjshme.

Sejko shtoi se për sa kohë këto projekte PPP nuk janë të dëmshme, ato mund të financohen pa problem.

Deklarata e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko për paralajmërimet e Lulzim Bashës për riskun financiar të konçesioneve:

Kreditimi i PPP janë të kushtëzuara nga kriteret dhe këto janë në fokus të bankave të nivelit të dytë. Ne si bankë qendrore kemi hartuar rregulloret tona për kriteret e riskut, njëkohësisht dhe bankat kanë kriteret e tyre. Nëse projektet plotësojnë kushtet, do të jenë të financueshëm. Këto projekte përfaqësojnë vlera të mëdha dhe një bankë nuk mund t’i mbështesë e vetme, çka do të kërkonte bashkimin në një sindikatë të bankave.

Kjo do të kërkonte komitete të përbashkëta. Këto projekte janë potencial biznesi për bankat që ato po i shohin. Ne si BSH jemi të kujdesshëm që të shohim që të ruhet kreditimi me cilësi dhe do donim të kishim një rritje cilësore të kreditimit. Risku i dytë ka të bëjë me riskun e pastrimit të parasë.

BSH gjithashtu si institucion mbikëqyrës ka ndërtuar kuadrin rregullativ për menaxhimin e këtij risku, po edhe vetë bankat kanë filtra dhe kritere strikte për të parandaluar pastrimin e parasë. Bankat e nivelit të dytë kanë ndërtuar sisteme kontrolli mjaft të mira. Nuk kemi indicie që banka të caktuara kanë ekspozim për këtë risk. Këtu i referohem edhe raportit të Moneyval që sistemi banka u vlerësua më lart”- përfundoi Sejko.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *