Pas dhunës që shpërtheu në derbin mes Tiranës dhe Partizanit, vjen ndëshkimi për dy klubet e kryeqytetit.
Komisioni Disiplinës në Federatën Shqiptare të Fubollit ka dhënë vendimin, për të dënuar me katër ndeshje pa tifozë klubin e Tiranës, pas incidenteve që ndodhën në derbin e së dielës kundër Partizanit. Po ashtu është vendosur edhe një gjobë në masën 500.000 lekë. Ndëshkimi për bardheblutë ka qenë më i rëndë për shkak se ishin në rolin e organizatorit.
Ndërsa Partizani është dënuar për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij, me zhvillimin e 2 ndeshjeve vijuese pa spektator dhe me një gjobë në masën 100.000 lekë.
Gjithashtu, personave të proceduar për dhunën do t’u ndalohet përjetë hyrja në stadium.
Në bazë të Nenit 11/1/g të KDS, është vendosur për ndalimin e hyrjes përgjithmonë në çdo stadium ku organizohen aktivitete të FSHF ndaj personave të mëposhtëm:
– Elton Bande
– Alban Rexha
– Getard Celiku
– Mateos Majani
– Aksel Manxhari
– Thanas Bendo
– Bledar Luga
– Gentian Qosja