Vendosni fjalën kyçe....

“Duam të dimë çfarë ajri po thithim” – Francezët protestë pas shpërthimit të fabrikës kimike (Video)


Mijëra banorë të qytetit francez, Rouen në Francë, kanë zhvilluar një protestë masive duke u kërkuar autoriteteve të zbulojnë  të vërtetën e zjarrit të para pak ditëve që shkatërroi një fabrikë kimike lokale, duke e ndotur jo pak ajrin përreth.

Të bashkuar nga anëtarët e sindikatës lokale, banorët e shqetësuar të Rouen, marshuan nëpër qytet vetëm disa ditë pasi flakët e mëdha përfshinë fabrikën kimike Lubrizol të enjten. Banorët pretendojnë se qeveria po fsheh informacione thelbësore.

‘Jemi këtu për të njohur të vërtetën, për të ditur çfarë ajri po thithim. Pse nuk janë mbyllur shkollat para se të dalin të gjitha rezultatet, shpjegoi një grua.

Ndërsa një tjetër protestues tha: ‘Ne duam të dimë të gjitha pasojat ndaj shëndetit tonë, kafshëve e bujqësisë. Ne jemi në pritje të përgjigjeve të vërteta.’ – i tha një banore RT.

Zyrtarët e lartë të qeverisë minimizuan frikën e rreziqeve të mundshme shëndetësore dhe dëmtimit të mjedisit. Kryeministri Edouard Philippe, i cili vizitoi Rouen, siguroi publikun se era e pakëndshme që vazhdonte akoma në të gjithë qytetin ishte ‘e bezdisshme’, por ‘jo e dëmshme’.

Dyshimet u rritën më tej pasi banorët e Rouen ishin paralajmëruar të mos hanë fruta dhe perime nga kopshtet e tyre, ndërsa fermerëve u është ndaluar shitja e prodhimeve të tyre lokale, përfshirë qumështin.

Ministrja e Shëndetësisë, Agnes Buzyn, u tha gazetarëve se qyteti ‘është qartësisht i ndotur’ duke shtuar se ‘nuk mund të garantoj se nuk ka asnjë rrezik. Sigurisht që ka gjurmë të hidrokarbureve.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *