70 vjetori i sundimit të Partisë Komuniste në Kinë ka shënuar të martën “një nga ditët më të dhunshme dhe kaotike të Hong Kongut”, ka thënë shefi i policisë së qytetit.
Një protestues 18-vjeçar u qëllua me një plumb gome në gjoks nga policia, që po mundohej të shpërndante protestuesit.
“BBC” shkruan se një pjesë e protestuesve ishin të armatosur me bomba benzine dhe zhvilluan beteja me policinë në disa pjesë të Hong Kong-ut.
Në total, 104 persona u dërguan në spital dhe 180 u arrestuan. Shefi i policisë Stephen Lo, tha se 25 oficerë u plagosën.
Në ditët përpara këtij përvjetori, tensionet kanë qenë të larta në Hong Kong. Këtë vit, në Hong Kong ka patur katër muaj protesta të nxitura nga ndryshimet e propozuara në një projekt-ekstradim.
Megjithëse propozimi është rrëzuar, protestat kanë vazhduar, duke zgjeruar kërkesat për një demokraci më të madhe.
“Gjoksi im më dhëmb. Unë duhet të shkoj në spital”, tha 18-vjeçari, i cili u arrestua pasi u qëllua. Qeveria tha se ai ishte tani në një gjendje të qëndrueshme.
Edhe pse njerëzit janë qëlluar me plumba gome në protestat e mëparshme, ky ishte dëmtimi i parë nga një raund i drejtpërdrejtë.
Shefi i policisë tha se gjuajtja e plumbit ishte “e ligjshme dhe e arsyeshme”, pasi oficeri mendonte se jeta e tij dhe e kolegëve ishte nën kërcënim.
I pyetur pse plumbi u qëllua në një distancë të afërt, Lo tha: “Oficeri nuk vendosi distancën midis tij dhe sulmuesit.”
Çfarë e bën të martën të ndryshme?
Në Pekin, përvjetori i sundimit të Partisë Komuniste shënoi një sfilatë të fuqisë ushtarake kineze: 15,000 trupa, 580 automjete dhe raketa, si dhe 160 avionë.
Por në Hong Kong, rreth 1.200 milje larg, protestuesit e shënuan ditën disi ndryshe.
Marshimet paqësore shpërthyen shpejt në dhunë. Dita pati numrin më të madh të arrestimeve që nga fillimi i protestave të këtij viti.