Vendosni fjalën kyçe....

E moshuara boshnjake fiton gjyqin pas 19 vitesh, kisha në oborrin e saj do të shembet


Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka urdhëruar autoritetet në Bosnje-Hercegovinë që të shembin një kishë ortodokse serbe.

Vendimi i shpallur më 1 tetor, i jep fund betejës së gjatë ligjore të iniciuar nga Fata Orlovic dhe 13 anëtarët e familjes së saj që shpëtuan nga masakra e Srebrenicës në vitin 1995.

Serbët në vitin 1993 dëbuan të gjithë banorët muslimanë të fshatit Konjeviç Polje në Srebrenicë, mes tyre edhe Fata Orloviç dhe familjarët e saj, shkruan REL.

Pas kthimit në fshat, familjarët panë se një kishë ishte ngritur pa leje në oborrin e tyre, duke nisur që prej asaj kohe betejën ligjore për largimin e saj.

Familja ka kërkuar në gjykata për ta hequr kishën që nga viti 2000, por edhe pse Gjykata e Bosnjes vendosi për shembjen e kishës, Gjykata e Lartë e Republikës Sërpska ndaloi vendimin dhe çështja përfundoi në GJEDNJ.

77 vjeçarja vetëm 19 vite më vonë ka fituar të drejtën e saj. GJEDNJ ka vendosur se ndërtimi i kishës në 1998 ishte i paligjshëm dhe ka urdhëruar autoritetet që të sigurojnë heqjen e saj brenda tre muajve, si dhe të paguajnë dëmshpërblim 5000 euro për Orloviçin dhe 2,000 euro për të afërmit e saj.

Orloviç tha se çështja e saj mund të shërbejë si mesazh për të gjithë, “se ata duhet të vazhdojnë të luftojnë për atë që është e tyrrja, dhe të lënë atë që nuk është”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *