Partia Demokratike i ka kërkuar prokurorisë që të nisë hetimet ndaj kryeministrit Rama lidhur me pagesën 80 mijë dollarë të paguar prej tij për foton me ish-presidentin amerikan Obama në vitin 2012, kohë kur Obama ishte në detyrë si kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Kjo lëvizje e demokratëve vjen pas dënimit me burg të shtetasit amerikan, William Argeros, i cili u gjet fajtor për shumën e lartpërmendur, që ishte paguar ne shkelje me ligjin amerikan.
Gjatë gjyqit, avokati i Argerosit, deklaroi se klienti i tij kishte vepruar në emër të kandidati për kryeministër në Shqipëri, i cili kërkonte një foto me presidentin amerikan.