Dukesha e Sussex Meghan Markle ka paditur gazetën Daily Mail, pasi sipas saj i ka publikuar në mënyrë të paligjshme një nga letrat e saj private.
Në një deklaratë, Duka i Sussex tha që ai dhe Meghan u detyruan të ndërmarrin veprime kundër “propagandës së pamëshirshme”.
Siç citon “BBC“, Princ Harry tha: “Kam humbur nënën time dhe tani shikoj gruan time të bjerë viktimë e të njëjtave forca të fuqishme”.
Një zëdhënës tha se gazeta i qëndron historisë që ajo publikoi dhe do ta mbronte çështjen “fuqishëm”.
Firma juridike Schillings, e cila vepron për dukeshën, e akuzoi gazetën se kishte nisur një fushatë me histori të rreme shkatërruese dhe ka paraqitur një kërkesë të Gjykatës së Lartë kundër gazetës dhe kompanisë mëmë të saj për shpërdorimin e pretenduar të informacionit privat, shkelje të të drejtës së autorit dhe shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave të vitit 2018.
Mail on Sunday, që është pjesë e Daily Mail, publikoi në shkurt një letër të shkruar nga Meghan për babain e saj, Thomas Markle, menjëherë pasi ajo dhe Princi Harry u martuan në vitin 2018.
Dukesha ishte e mërzitur nga sulmet publike të babait të saj Thomas Markle saqë i shkruajti një letër, ku i lutej të mos fliste më publikisht por t’i trajtonin dallimet mes tyre nëmënyrë private.
Letra me pesë faqe, Meghan e akuzon babanë se i ka thyer zemrën “në milion copa” duke dhënë intervista për shtypin, duke sajuar histori dhe duke sulmuar burrin e saj të ri.