Vendosni fjalën kyçe....

Incident në shfaqjen e modës, gruaja ngjitet në pasarelë por modelja Gigi Hadid e largon (VIDEO)


Java e Modës në Paris është ëndrra e shumë grave, por njëra në veçanti arriti ta bënte realitet pavarësisht se nuk zbatonte kriteret e të qenurit një modele.

Gruaja e identifikuar si Marie Benoliel, u fut pa leje në pasarelë mes modeleve të tjera dhe nisi të ecte, por ky moment nuk i zgjati shumë pasi modelja Gigi Hadid arriti ta largonte me shpejtësi.

Supermodelja u filmua nga kamerat dhe nuk dukej shumë e impresionuar nga gjesti i Benolieli, e cila është një komediane.

Gruaja duket se e kishte planifikuar të gjithën si një marifet për të fituar vëmendje në rrjet, por firma Channel tha se pikërisht për këtë nuk donte ta bënte të madhe historinë.

Hadid nga ana tjetër filloi të marrë lëvdata në internet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *